Zemra

590.00L

Ky libër u kushtohet sidomos nxënësve të shkollave fillore, që janë prej nëntë gjer trembëdhjetë vjeç, dhe mund të merrte këtë titull: Historia e një viti shkollor, e shkruar nga një nxënës i klasës së tretë të një shkolle bashkiake të Italisë. Me këto fjalë, nuk dua të them se e ka shkruar ai nxënës ashtu siç është shtypur: ai merrte shënime dita ditës në një radhor, ashtu si ia priste mendja, për çdo gjë që shihte, që dëgjonte dhe mendonte në shkollë e përjashta. Këto faqe shkroi ati i tij në të dalë të vitit shkollor, duke u mbështetur në ato shënime, duke u përpjekur që të mos ua ndryshonte mendimin, dhe të ruante, sa të qe e mundur, fjalët e të birit, Ky pastaj, katër vjet më vonë, kur kishte hyrë në gjimnaz, e lexoi dorëshkrimin dhe i shtoi diçka nga vetja, duke përfituar nga kujtesa, që e kishte akoma të gjallë e të freskët për njerëzit dhe për sendet e kohës kur kishte marrë shënimet. Tani, o djema, merreni në dorë këtë libër dhe e këndoni: shpresoj se do të mbeteni të kënaqur e do të përfitoni shumë prej tij.

Category:
Publisher: Botimet Argeta
Product ID: 2288

Description

ISBN: 978-9928-303-09-7

Style switcher RESET
Body styles
Color settings
Link color
Menu color
User color
Background pattern
Background image