Aventurat e Hakelberi Finit

Aventurat e Hakelberi Finit

Author: Mark Twain

1,100.00L

Lexuesi i këtij libri është njohur mbase me Hak Finin, Tom Sojerin dhe banorët e tjerë të qytetit të vogël amerikan Sent Petersburg që në faqet e librit “Aventurat e Tom Sojerit”. Në qoftë se, veç kësaj, do të lexohet “Jeta në Misisipi” dhe pjesë të tjera nga “Autobiografia e Mark Twain – it”, duket qartë se në aventurat e këtyre dy çunakëve shkrimtari ka shfrytëzuar gjerësisht si material, kujtimet e tij të fëmijërisë në qytetin Hanibal në brigjet e “Ujëravet të Babait”, dmth. të Misisipit, lumit më të madh të Amerikës Veriore.
Hak Fini thotë: “Këtë libër e ka shkruar mister Mark Twain dhe ai i ka thënë sendet pak a shumë ashtu siç kanë ngjarë. Ca gjëra, është e vërtetë, i ka shtuar nga vetja, por përgjithësisht ka thënë të vërtetën”. Dhe, me të vërtetë, Mark Twain kur ka shkruar këtë libër ka patur parasysh ngjarje dhe fakte nga jeta e tij personale.
Kështu për shembull, Sid Sojeri nuk është një figurë e krijuar, ai ka qenë vëllai më i vogël i vetë Twain – it. Po kështu, dhe figura e teto Polit nuk është e shpikur. Vetëm se këtu Mark Twain “ca gjëra i ka shtuar nga vetja” sepse në jetë ajo ka qenë nëna e tij.
Ndërmjet shokëve ka pasur shumë vërsnikë që na kujtojnë Hekun; kishte njohur gjithashtu dhe një zezak si Xhimi. Por me heronjtë kryesorë të librit, me Tomin dhe me Hekun, punët nuk qëndrojnë kaq thjeshtë.

Description

ISBN 9789994330535
Style switcher RESET
Body styles
Color settings
Link color
Menu color
User color
Background pattern
Background image