16-ta Joshja

16-ta Joshja

1,000.00L

Detektivja Lindsej Bokser heton rastin më tronditës të karrierës së saj.
Lindsej Bokser mëson të dashuroj sërish. Ajo përpiqet të vërë rregull në jetën e saj, pasi jeta e saj perfekte – si një jetë katallogu, me të shoqin e saj Xho dhe me vogëlushen e tyre të bukur – përmbyset kur ajo zbulon se i shoqi i saj bënte një jetë të dyfishtë. Por përpara se ajo ta pranoj përsëri Xho-në në jetën e saj, qyteti i tyre i San Franciskos përballet me një kërcënim të paparë ndonjëherë në qytet dhe në vend.
Kur rreziku i afrohet shumë qytetit, Lindsej dhe Xho i bashkohen kauzës së përbashkët së gjetjes së autorit të krimit, hidhen në aksion dhe arrijnë rezultate të shpejta. Ky rast fillimisht dhe në dukje i zgjidhur shpejt, pëson një kthesë 360 gradë kur i dyshuari i aktit terrorist kërcënon gjithçka që Lindsej ka luftuar fort për ta ngritur deri në atë pikë. As e vërteta nuk do të mund ta shpëtoj Lindsej-n teksa hetimi që ajo bën këqyret me kujdes dhe minohet nga një kriminel po aq briliant sa çdo avokat mbrojtës me pozitë të lartë dhe teksa motivet e saj vihen në pikëpyetje nga çdokush që ajo mendonte se e mbështeste.
Në një betejë dëshpëruese për karrierën e saj – dhe për jetën e saj – Lindsej duhet të lidhë hallkat e një konspiracioni vdekjeprurës, përpara një armiku djallëzor i cili jo vetëm e sfidon në sallën e gjyqit por dhe i shpëton burgut, fajtor me gjak ndër duar.
Një libër plot ankth dhe emocione të forta, karakteristikë e James Patterson-it shkrimtarit #1 bestseller në botë. Libri nr. 16, Joshja shtjellon rastin më të vështirë të Klubit të Vrasësve të Grave dhe përçon një emocion ndezës nga fillimi deri në fund.

Categories: , ,
Publisher: Botimet Argeta
Product ID: 2358

Description

ISBN 9789928192776
Style switcher RESET
Body styles
Color settings
Link color
Menu color
User color
Background pattern
Background image